Mar. Kor 21st, 2026

Të miturit në burgun e Lipjanit kultivojnë perime, prodhimet shërbejnë për institucionet korrektuese

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan po vazhdon kultivimi i perimeve në sera, si pjesë e aktiviteteve rehabilituese dhe profesionale për të miturit e kësaj qendre.

Në kuadër të njësisë ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në serat e qendrës janë mbjellë kultura të ndryshme bujqësore, përfshirë domate, speca dhe tranguj.

Prodhimet e realizuara në serra nuk shërbejnë vetëm për nevoja të Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, por përdoren edhe nga institucione të tjera të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas institucionit, kjo iniciativë ndihmon në uljen e kostove operative dhe në rritjen e vetëqëndrueshmërisë së sistemit korrektues, duke krijuar njëkohësisht mundësi për përfshirjen e të miturve në punë praktike dhe edukative.

Postime të Ngjashme