Mar. Kor 21st, 2026

Theret me mjet të mprehtë një person në Shtime, i dyshuari në arrati

Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur me mjet të mprehtë në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Postime të Ngjashme