Enj. Kor 16th, 2026

​Vidhet një trafo në Prizren, hajnat shkaktojnë dëme

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur pjesë të një trafoje në fshatin Shkozë të Prizrenit.

Ankuesi ka raportuar se nga trafoja e kompanisë së tij janë marrë disa pjesë, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Postime të Ngjashme