Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk i fshehu emocionet pas fitores 2:1 ndaj Anglisë, sukses që i siguroi “Albicelestes” kualifikimin në finalen e Kupës së Botës 2026, ku do të përballet me Spanjën.
Në konferencën për media, Scaloni lavdëroi karakterin e skuadrës së tij, duke theksuar se lojtarët e Argjentinës vazhdojnë të tejkalojnë çdo pritshmëri,.
“Ne jemi unikë. Besomëni, jemi vërtet unikë. Ne i tejkalojmë kufijtë tanë dhe tifozët na ndihmojnë të shkruajmë histori. Këta futbollistë janë të papërshkrueshëm.”

