Mër. Kor 15th, 2026

Moti sot, mërkurë 15 korrik 2026

KOSOVË

⛅🌦️ E mërkurë (15.07.2026)
Parashihet mot i ngrohtë me diell gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave. Vende-vende parashihen riga shiu 🌦️, shtrëngata lokale ⛈️ dhe mundësi për shkarkime rrufesh ⚡. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28°C dhe 32°C. Era 🌬️ do të fryjë nga jugperëndimi, ndërsa gjatë zhvillimit të shtrëngatave mund të ketë përforcime të përkohshme.

SHQIPËRI

⛅️ Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera – herës deri mesatare por kalimtare.
Reshje të dobëta shiu në formë pikash në veri e verilindje. Në relievet e larta malore në
zonën e Alpeve dhe verilindje në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara, ndërsa pjesa tjetër e vendit pa reshje.
🌬 Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.Temperatura me e ulet 18 ndersa me e larta e dites 38 grade celcius.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

Parashikimi i motit për Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites, kryesisht në rajonet malore dhe në pjesët perëndimore të vendit, pritet zhvillim lokal i vranësirave me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila vende-vende do të jetë më e theksuar.

Temperaturat:
Temperatura minimale: nga 15°C deri në 22°C
Temperatura maksimale: nga 32°C deri në 38°C

Postime të Ngjashme