Qarkullimi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet pa probleme, sipas të dhënave më të fundit të përditësuara sot në orën 06:45.
Bazuar në të dhënat zyrtare, pritjet për automjetet në hyrje dhe dalje janë vetëm 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare, raporton IndeksOnline.
Po ashtu, nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh, pasi gjatësia e kolonave në hyrje dhe dalje është 0 metra në të gjitha pikat kufitare.
Situata e qetë vlen për pikat kufitare në: Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboçicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë.
Situatë e njëjtë është edhe për pikat që trajtojnë hyrje-daljet e kamionëve

