Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, pasi ky i fundit ka deklaruar se Meloni i është lutur vetëm për një fotografi.
Meloni ka shkruar se as ajo vetë e as Italia nuk i luten askujt.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten në programin Aria che Tira të televizionit La7 se kryeministrja italiane Giorgia Meloni “iu lut” atij të bënte një foto me të në samitin e G7 të kësaj jave.
Në fillim të intervistës, Trump e drejtoi menjëherë bisedën drejt Melonit, duke e pyetur “si është kryeministrja juaj?” “Çfarë tha ajo kur më takoi? Ndoshta është e lumtur që fola me të”, shtoi ai.
“Nuk kisha nevojë të flisja me të. Nuk di çfarë të them.
“Ajo më luti të bëja një foto me të.
“Ajo donte shumë një foto me mua.”, ka deklaruar Trump.

