Një person është gjetur të mërkurën pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të policisë, me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“HETIM I VDEKJES
Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë 17.06.2026 – 14:11. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

