Enj. Qer 18th, 2026

Nënë e bijë rrahën ndërmjet vete ngjarja ndodhi në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është evidentuar dje në Malishevë.

Rreth orës 11, policia ka shoqëruar në stacion dy femra, nënë e bijë, pasi dyshohet të kenë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën, .

Sipas policisë, deri te sulmi erdhi pasi të dyshuarat kishin një mosmarrëveshje ndërmjet vete.

“Të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt” deklaron policia.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”

Postime të Ngjashme