Mër. Qer 17th, 2026

Aksident fatal në rrugën Carralevë–Komoran, humb jetën një i mitur

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Carralevë–Komoran, ku një i mitur ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 dhe në të ishte i përfshirë një automjet.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas Policisë, njësiti rajonal i trafikut ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti fatal.
/KosovaPress/

/Kosovapress/

Postime të Ngjashme