Enj. Qer 11th, 2026

SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme në Lindjen e Mesme

SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer sulme ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme për të dytën ditë radhazi, duke e tensionuar më tej armëpushimin të dakorduar midis dy vendeve në prill.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se kishte përfunduar një valë “sulmesh vetëmbrojtëse” që synonin qendrat ushtarake, të mbikëqyrjes dhe të radarëve në Iranin jugor, shkruan BBC, .

Sulmi erdhi disa orë pasi Presidenti Donald Trump u zotua se forcat amerikane do ta godisnin Iranin “fort” dhe se Teheranit i ishte dashur “shumë kohë për të arritur një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës përgjithmonë.

Në përgjigje, Irani nisi një raund sulmesh që synonin asetet ushtarake amerikane në vendet e rajonit.

Bazat ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt u vunë nën sulmin iranian, ndërsa Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit thanë se qëlluan me raketa balistike një qendër komande amerikane në Jordani, sipas mediave shtetërore iraniane.

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) tha se kishte shkatërruar “një numër të madh” avionësh luftarakë amerikanë dhe “objektesh” pasi qëlloi 12 raketa balistike në bazën ajrore Muwaffaq Salti në Jordani, megjithëse pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Postime të Ngjashme