Mar. Qer 9th, 2026

Agim Ademi viziton varrin e Fadil Vokrrit në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta

Në përvjetorin e tetë të ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, vizitoi varrin e tij për të bërë homazhe dhe për të nderuar figurën që la gjurmë të pashlyeshhme në historinë e futbollit të Kosovës.

Me këtë rast, Ademi kujtoi kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit si futbollist, drejtues dhe vizionar, i cili udhëhoqi futbollin e Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të sportit kosovar, .

“Ka emra që nuk i përkasin vetëm historisë, por bëhen pjesë e identitetit të një kombi. Fadil Vokrri ishte dhe mbetet simbol i krenarisë sonë sportive, frymëzim për brezat e rinj dhe figurë e pavdekshme e futbollit të Kosovës”, thuhet në mesazhin përkujtimor.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme