Sht. Qer 6th, 2026

Votimi jashtë Kosovës nis sot në 30 përfaqësi diplomatike

Sot do të mbahet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës për zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit në ambasada dhe konsullata do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të shtetit ku ndodhen.

Sipas KQZ-së, të drejtën e votës në përfaqësitë diplomatike do ta kenë vetëm 27.724 qytetarë që janë regjistruar paraprakisht për këtë formë votimi.

Emrat e tyre janë të përfshirë në listën votuese të hartuar gjatë periudhës së regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nga 6 deri më 17 maj 2026.

“Vetëm 27,724 votuesit e regjistruar në 30 përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor 2026, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026). Procesi i votimit do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme”, thotë KQZ.

Postime të Ngjashme