Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Kosovë është pritur në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Costa po qëndron në Kosovë, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me Haxhiu, presidenti i Këshillit Evropian do ta takojë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Costa të martën vizitoi Shqipërinë, ndërsa paraprakisht ka vizituar edhe Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

