Tubim madhështor, entuziast dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e LVV-së.
Gjakova dëshmoi se më 7 qershor do t’ia qesë pikën numrit 116, për t’i dhënë mbështetje të fuqishme vazhdimit të qeverisjes së mirë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Kryetari i qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, Agon Batusha, tha se mobilizimi i madh i qytetarëve dëshmon se Gjakova qëndron fuqishëm krah projektit politik që i shërben interesit publik, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetit.
Kryeministri Albin Kurti theksoi se qeverisja e deritashme ka pasur në fokus mbështetjen për gratë, nënat lehona, fëmijët, veriun, ushtrinë dhe bujqësinë.

