Kosovë
Të mërkurën – Do të mbajë mot me diell ☀️ dhe vranësira të shpërndara ☁️. Vende-vende, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu 🌦️. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 24–27°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja 🌬️ me shpejtësi 1–6 m/s.
Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara pas orëve të mesditës.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite afatshkurtra në veri. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të prekin të gjithë vendin, ndërsa në zonën e veriperëndimit e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në intervale afatshkurtra reshje në formën e stuhive.
Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta 30 grade celcius.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 – 4 ballë.

