Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, për shkak të një tikete të trafikut që ishte shqiptuar disa ditë më parë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:40, në rrugën “Ekrem Rexha”,
Zyrtari policor deklaroi në stacion se ishte jashtë detyrës zyrtare në momentin e incidentit, kur u kanos nga një mashkull kosovar lidhur me gjobën e mëhershme.
Policia bën të ditur se prokurori është në dijeni për rastin dhe se hetimet po vijojnë.

