Sht. Maj 23rd, 2026

Sveçla dhe Hoxha prezantojnë ndryshimet për gradimin e policëve

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar miratimin e udhëzimit të ri administrativ për procesin e gradimit në Policinë e Kosovës.

Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Gazmend Hoxha, Sveçla bëri me dije se, përmes këtij udhëzimi, zyrtarët policorë që nuk janë graduar prej mbi 10 vitesh, do të mund të hyjnë në proces për dy grada njëherazi.

“Me 26 qershor do të mbahet testi për gradën Toger, për të cilin do të mund të aplikojnë Polic dhe Rreshterë” deklaroi Sveçla.

Postime të Ngjashme