Pre. Maj 22nd, 2026

Zogaj: Ndihma për qytetarët është e mirëseardhur, por të mos përdoret si instrument elektoral

Alban Zogaj i LDK-së ka reaguar pas vendimit të fundit të qeverisë për të ndarë ndihma për disa nga kategoritë e shoqërisë.

Sipas tij, ndihma për qytetarët është gjithnjë e mirëseardhur.

Megjithatë, Zogaj vlerëson se një gjë e tillë nuk duhet përdorur si instrument elektoral, shkruan IndeksOnline.

“Kosova nuk ka nevojë për lëmosha elektorale para votimeve. Ka nevojë për paga më të larta, pensione dinjitoze, vende pune dhe siguri ekonomike për secilën familje” shkroi Zogaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ndihma për qytetarët është gjithmonë e mirëseardhur. Pensionistët, studentët dhe familjet me fëmijë meritojnë mbështetje nga shteti.

Por, ndihmat NUK duhet të përdoren si instrument elektoral, e aq më pak vetëm dy javë para zgjedhjeve. Qytetarët kanë nevojë për politika të qëndrueshme sociale e zhvillim ekonomik afatgjatë, jo për vendime ELEKTORALE.

Kosova NUK ka nevojë për lëmosha elektorale para votimeve. Ka nevojë për paga më të larta, pensione dinjitoze, vende pune dhe siguri ekonomike për secilën familje.

Postime të Ngjashme