Pre. Maj 22nd, 2026

Dinamo Ferizaj bën hyrjen falas për ndeshjen “jetike” ndaj Lirisë

Nesër zhvillohet një nga ndeshjet jetike të Ligës së Parë.

Dinamo Ferizaj, pret Lirinë në një nga ndeshjet që mund të përcaktohet se kush hynë në Superligë.

Ndërsa një ditë para ndeshjes, skuadra nga Ferizaj ka dhënë njoftimin se tribunat do të jenë falas për këto ndeshje si shkak i interesimit të madh të tifozëve.

Kujtojmë se ndeshja luhet nesër, në orën 16:00.

Postime të Ngjashme