Trajneri Sylvinho është larguar nga stoli i Kombëtares së Shqipërisë.
Sylvinho sot në konferencë për media i dha fund aventurës me fanellën “kuqezi”,.
Ai u shpreh shumë falënderues ndaj presidentit, Armand Duka dhe foli për suksesin me Shqipërinë.
“Kemi vendosur që të mbyllim këtë cikël, në të cilin kemi punuar shumë për të përfaqësuar më së miri këtë komb. Më kanë pritur të gjithë shumë mirë. Dua të falënderoj Shqipërinë dhe shqiptarët. Të falënderoj presidentin, Federatën dhe të gjithë ata që kemi punuar.
“Dua të falënderoj të gjithë stafin, të gjithë futbollistët, të cilët kanë bërë një rrugëtim prej tre vitesh e gjysmë me ne. Tifozët, shumë dashamirës ndaj Kombëtares. Për ne ka qenë një energji shumë pozitive. Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, 9 janari i 2023, kam thënë diçka: ‘Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë’. Ja kemi dalë të gjithë së bashku. I uroj shumë suksese trajnerit të ri. Faleminderit shumë”, u shpreh Sylvinho

