Die. Maj 17th, 2026

Meloni: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa taksa apo kufizime

Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa asnjë pagesë apo kufizim, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Duke folur në Forumin Evropë-Gjiri në vendpushimin jugor të Greqisë, Costa Navarino, Meloni tha se Italia është e bindur se një zgjidhje e qëndrueshme për krizën e vazhdueshme në ngushticë duhet të bazohet në disa pika thelbësore.

“E para është rihapja e Ngushticës së Hormuzit, pa taksa apo kufizime diskriminuese, sepse prosperiteti jo vetëm i Mesdheut dhe i Gjirit, por i të gjithë botës varet nga liria e lundrimit”, tha ajo.

Meloni shtoi: “Italia është gati të bëjë pjesën e saj për të kontribuar, sapo të krijohen kushtet e duhura, në sigurinë e lundrimit, duke u bazuar në atë që është bërë tashmë në Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian me misionet (e Bashkimit Evropian) Aspides dhe Atalanta.”, shkruan AA, përcjell KosovaPress.

Ajo gjithashtu pohoi se Iranit nuk mund t’i lejohet të pajiset me armë bërthamore dhe, për rrjedhojë, të kërcënojë fqinjët e tij

Postime të Ngjashme