Ka arritur në 11 numri i personave që u lënduan si pasojë e aksidentit që ndodhi në fshatin Prilep të Deçanit.
11 të lënduarit tashmë janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili shtoi se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Rugova bëri të ditur se sipas mjekëve të lënduarit janë jashtë rrëzikut për jetë.

