Sht. Maj 16th, 2026

Parashikimi i motit për vikend (16 & 17 maj 2026) 🌦️

E shtunë – 16 maj 2026
Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. ☀️
Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me 🌦️ riga shiu dhe ⛈️ shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 18–21°C.
💨 Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–10 m/s.

🌦️ E diel – 17 maj 2026
Parashihet mot i vranët me intervale me diell. ☁️🌤️
Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu. 🌧️
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 15–17°C.
💨 Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
🌱 Kushtet agrometeorologjike

Reshjet e herëpashershme dhe temperaturat relativisht të favorshme do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore. 🌾
Megjithatë, fermerët duhet të kenë kujdes nga lagështia e shtuar, e cila mund të krijojë kushte për paraqitjen e sëmundjeve kërpudhore në disa kultura. 🍃

🌬️ Cilësia e ajrit
Cilësia e ajrit parashihet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare, falë qarkullimit të masave ajrore dhe pranisë së erërave të lehta deri mesatare. 🌤️
☀️ Indeksi UV
Gjatë intervaleve me diell, indeksi UV do të jetë i lartë.
Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 – 16:00

Postime të Ngjashme