Në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e dhënë nga grupi i fëmijëve të cilët nën udhëheqjen e profesor Refik Gërbeshit me redaktim dhe realizim nga Jeton Kabashi dhe Fitim Flugaj realizuan shumë emisione për fëmijë me titullin “EDUKATA FETARE DHE FAMILJARE”, me ç’rast Redaksia e Radio Dodonës ndau dhurata për një pjesë të fëmijëve, duke inkurajuar për vazhdimësi në këtë veprimtari radiofonike dhe fisnike.
Në fund drejtori i Radio Dodonës falënderoi fëmijët dhe dy realizuesit kryesor të këtij programi të veçantë për fëmijë të realizuar nga kjo redaksi.

