Operacionet e kërkim-shpëtimit që po vijojnë në distriktin Darnytskyi të Kievit, ku një bllok banimi u shkatërrua plotësisht pas goditjes nga raketat ruse këtë të enjte.
Të paktën 20 banorë rezultojnë të zhdukur nën rrënoja, ndërsa bilanci zyrtar në kryeqytet ka arritur në 15 të vdekur dhe 57 të plagosur.
Ky ishte një prej sulmeve më të mëdhenj rusë të muajve të fundit ndaj Ukrainës. Rusia lëshoi gjithsej 1,567 dronë dhe mbi 50 raketa ballistike e lundruese.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy konfirmoi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi të serisë Kh-101 dhe raketave aeroballistike Kinzhal në këtë valë masive bombardimesh.
Edhe pse mbrojtja ajrore ukrainase asgjësoi shumicën e objektivave, infrastruktura energjetike dhe lagjet e banimit në 14 rajone pësuan dëme të rënda.
Ekspertët ushtarakë vlerësojnë se dendësia e lartë e mjeteve fluturuese synoi mbingarkimin e sistemeve mbrojtëse për të goditur objektivat strategjikë. Ky agresion shënon përshkallëzimin më të ashpër të muajve të fundit, duke lënë pas gjithsej 18 viktima në shkallë kombëtare dhe qindra familje të pastreha në mes të rrënojave.

