Kosovë
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Rrebeshet do të jenë në zona të izoluara, ndërsa herë pas here parashihen erëra të fuqishme nga jugperëndimi.
Temperaturat pritet të luhaten nga 10 minimalet deri në 24 gradë Celsius ajo maksimale.
Shqipëri
Për ditën e martë, 12 maj 2026, Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet malore në lindje. Gjatë mesditës dhe pasdites, priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri, qendër dhe zonat malore.: Temperaturat do të pësojnë luhatje:Zonat bregdetare: nga 17 deri në 23 grade celcius.Vendet e ulëta: nga 14 deri në 25 grade celcius.Zonat malore: nga 10 deri në 18grade celcius. Era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë, duke sjellë freski, veçanërisht në bregdet dhe zonat malore.Sipas SHMU, në Tiranë pas mesditës priten reshje të lehta shiu .

