Kosovë
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të mbajë sot në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të sillen mes 4 dhe 8 gradë Celsius.
Ndërsa ato maksimale ndërmjet 20 dhe 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 6 metër për sekondë.
Shqipëri
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika shiu) në orët e para të mëngjesit në jug të vendit. Në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të jenë prezente në qendër dhe jug të vendit.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 14m/s.Temperatura minimale 9 ndersa maksimalja 26 gradë celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

