Ministria e Mbrojtjes së Turqisë prezantoi në Stamboll raketën e parë balistike ndërkontinentale vendase Yildirimhan në panairin SAHA 2026.
Bëhet fjalë për raketën e parë balistike ndërkontinentale që është paraqitur publikisht në Turqi.
Sistemi është zhvilluar nga qendra e kërkim-zhvillimit e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa prezantimi është bërë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Aeronautikës SAHA 2026 në Istanbul Expo Center.

