Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet pasditen e sotme.
Nga LDK-ja kanë konfirmuar se kryesia e kësaj partie do të mblidhet në orën 16:00.
Jozyrtarisht mësohet se në tavolinë të diskutimit do të jetë edhe çështja e bashkëpunimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Kujtojmë se javën e kaluar, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku zhvilloi një takim me Vjosa Osmanin. Ata deklaruan se rëndësia e takimit ishte “kafe mes miqve”.

