Sht. Maj 2nd, 2026

Drita ec sigurt drejt titullit, merr tre pikë ndaj Prishtinës së Re, Vazhdon kriza e Prishtinës, Malisheva fiton në frymën e fundit

Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt mbrojtës së titullit në Superligën e Kosovës.

”Intelektualët”, sot morren tre pikë në udhëtim ndaj Prishtinë së Re, duke fituar me rezultat minimal 1-0, .

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Blerim Krasniqi, pasi u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 40-të.

Pas 32 xhirove, Drita kryeson tabelën e Superligës me 63 pikë, tetë më shumë se Ballkani.

Në anen tjetër, Prishtina e Re çdo ditë e më shumë po humb shpresat për të mbetur në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm, pasi renditet në vendin e fundit me 28 pikë./0…

……………….

Prishtina ka vazhduar me krizën e rezultateve në Superligë.

Në ndeshjen e javës së 32-të, skuadra nga kryeqyteti pëso humbje si nikoqire e Malishevës, me rezultat 0-1, .

Golin e fitores e shënoi futbollisti Altin Aliu, në 90+5.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi pë Malishevën, derisa Prishtina nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit.

Me këtë fitore, Malisheva blindon vendin e tretë me 52 pikë, shtatë më shumë se Prishtina e cila renditet e katërta.

Postime të Ngjashme