Parashikimi i motit për vikend (2 & 3 Maj 2026)
E shtunë 🌥️🌧️
Do të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me diell. Vranësirat, vende-vende – kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore – do të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 14 deri në 17°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
E diel ☀️🌤️
Parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 17°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

