Enj. Pri 30th, 2026

Në emër të komunës premtonte banesa sociale, policia e Pejës identifikon të dyshuarin

Stacioni policor në Pejё më 27 prill ka pranuar informacion nga ankuesi se njё person, tani i dyshuar, kishte falsifikuar emblemat, nёnshkrimet dhe vulat e Komunёs sё Pejёs.

Sipas ankuesit, ai kishte kontaktuar disa qytetarë tё Pejёs, duke u premtuar banesa tё cilat do tё ndahen pёr raste sociale nga komuna, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari ka kёrkuar tё holla nё vlerё prej 800 eurosh, me pretendimin e fillimit tё proceduarve pёr marrjen e banesёs.

“Hetuesit e stacionit policor nё Pejё, kanё punuar intensivisht pёr zbulimin e kёtij rasti dhe mё 29.04.2026, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i kёtij rtasti.

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuarit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia kanë lutur qytetarёt se pёr çdo rast tё tillё mos tё bien pre e mashtrimeve, por tё raportojnё rastin.

Postime të Ngjashme