Enj. Pri 30th, 2026

Trump: Luftërat në Iran dhe Ukrainë mund të përfundojnë në të njëjtën kohë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë CNN-it se luftërat në Iran dhe Ukrainë mund të përfundojnë në kohë të njëjtë, pas një bisede që pati me presidentin rus Vladimir Putin.

“Cila luftë do të përfundojë e para? Ndoshta janë në kohë të ngjashme”, ka thënë Trump.

Trump ka thënë se Iranin e sheh të mposhtur ushtarakisht, duke ripërsëritur se SHBA-ja ka shkatërruar forcën e tij detare e ajrore.

Më parë ai pati parashikuar se lufta në Iran, të cilën SHBA-ja e nisi më 28 shkurt, do të zgjaste katër në gjashtë javë. Lufta në Ukrainë ndërkohë po vazhdon që nga viti 2022.

Trump ka thënë se ka biseduar “pak për Iranin me presidentin rus”.

“Mendoj se do të vijmë me një zgjidhje shpejt. Shpresoj, ne do të donim të shihnim një zgjidhje të mirë”, ka theksuar ai.

Postime të Ngjashme