Mër. Pri 29th, 2026

“Po të mos ishte për ne do të flisnit frengjisht”/ Macron komenton deklaratën e Mbretit Charles, në SHBA

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka komentuar deklaratën që Mbreti Charles bëri gjatë darkës në Shtëpinë e Bardhë.

Përpara të pranishmëve, në formë shakaje, Charles ka deklaruar se po të mos ishte për Britaninë, SHBA-ja do të fliste frëngjisht.

“Z. President, së fundmi keni thënë se, po të mos ishte për SHBA-n, shtetet evropiane do të flisnin gjermanisht. A guxoj të të them se, po të mos ishte për ne, ju do të flisnit frëngjisht?” tha Charles, duke iu referuar kolonializmit të bërë shekuj më parë.

Presidenti Trump shpërtheu në të qeshura. Ndërkaq, presidenti Macron shpërndau këtë deklaratë, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte “elegante”.

That would be chic! pic.twitter.com/gMnLF224jU

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 29, 2026

Postime të Ngjashme