Hën. Pri 27th, 2026

Drita dhe Ballkani i kthehen fitoreve, e fusin në “luftë” kokë më kokë Ferizaj-n dhe Llapi-n

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Dy vendat e para, Drita dhe Ballkani janë rikthyer te fitorja pas humbjeve në javën e kaluar, shkruan Indeksonline

Ballkani fitoi 3:0 ndaj Ferizaj, kurse Drita fitoi 3:0 ndaj Llapit.

Me këtë fitore, skuadra nga Gjilani vazhdon si lider me 57 pikë, kurse skuadra nga Suhareka e dyta me 52 pikë.

Këto dy fitore, e fusin në “luftë” kokë më kokë, Ferizajn dhe Llapin për mbetje në ligë.

Ferizaj dhe skuadra nga Podujeva kanë nga 33 pikë dhe po luftojnë për zonën “play-off”.

Fitore të madhe sot arriti Malisheva, e cila mposhti 0:1 Dukagjinin dhe futet në zonën që çon në garat e UEFA-s

Postime të Ngjashme