Enj. Mar 19th, 2026

Iranianët godasin për të dytën herë brenda pak orësh impiantin më të madh të gazit në botë

Televizioni shtetëror iranian raportoi në orët e para të mëngjesit se një raketë kishte goditur sërish rafinerinë Ras Laffan në Katar, e cila është më e madhja në botë për prodhimin e gazit natyror.

“Rafineria në Ras Laffan në Katar u godit përsëri nga një raketë dhe po digjet”, raportoi rrjeti IRIB nëpërmjet Telegram.

Më parë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve tha nëpërmjet X se “raketat balistike të lëshuara nga Irani kishin në shënjestër qytetin industrial të Ras Laffan dhe kishin shkaktuar dëme”.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *