Mar. Mar 17th, 2026

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kërkesa për ndihmë ndaj aleatëve në Ngushticën e Hormuz ishte bërë jo për nevojë reale, por për të testuar reagimin e tyre.

“U kërkuam ndihmë jo sepse kemi nevojë, por sepse dua të shoh si reagojnë,” tha Trump gjatë një konference për shtyp. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të fuqishme në botë dhe shpesh janë ato që mbrojnë vendet e tjera.

Trump kritikoi gjithashtu NATO, duke thënë se SHBA ka mbrojtur aleatët për vite, por kur Amerika ka nevojë, sipas tij, reagimi nuk është i njëjtë.

Presidenti amerikan njoftoi se sekretari i shtetit Marco Rubio do të bëjë së shpejti një njoftim për vendet që mund të mbështesin operacionet amerikane në rajon.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *