Sht. Mar 14th, 2026

“Mbylleni luftën e Iranit”, kancelari gjerman: Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e saj

German Chancellor Friedrich Merz gives a joint press conference with the European Commission president at the EU headquarters in Brussels on May 9, 2025. (Photo by Nicolas TUCAT / AFP)

“Nuk jemi dhe nuk do të bëhemi kurrë pjesë e luftës në Iran”, deklaroi kancelari Friedrich Merz, i cili nënvizoi po përdoren “të gjitha kanalet diplomatike” për të dhënë fund konflikti.

Kreu i ekzekutivit gjerman i bëri këto komente gjatë një vizite në Norvegji, ku u takua me kryeministrat e Kanadasë dhe Norvegjisë.

“Po bëjmë çdo përpjekje të mundshme. Të gjitha kanalet diplomatike janë aktive dhe shpresojmë të gjejmë mënyra për ta përfunduar sa më shpejt këtë luftë. Ky konflikt nuk i sjell dobi askujt dhe shkakton dëme të mëdha, përfshirë edhe pasoja ekonomike për ne dhe vendet tona aleate.”

Merz u pyet gjithashtu nëse mbështet që europianët të flasin drejtpërdrejt me Iranin, dhe ai konfirmoi se kjo qasje është pjesë e përpjekjeve diplomatike për të gjetur zgjidhje paqësore. Kur u pyet mbi mundësinë që Gjermania të përfshihet në sigurimin e rrugëve detare, përfshirë ngushticën e Hormuzit, për transportin e naftës dhe mallrave, Merz theksoi se, nga këndvështrimi i tij, nuk ka arsye për një përfshirje të tillë ushtarake.

“Në këtë moment, nga këndvështrimi im nuk ka asnjë arsye për të marrë në konsideratë sigurimin ushtarak të rrugëve detare. Të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përfundimin e konfliktit dhe mbështetjen e paqes.”

Gjatë vizitës së tij, Merz së bashku me kryeministrat e Norvegjisë dhe Kanadasë ndoqën një stërvitje të madhe të NATO-s në Norvegji, e cila synon të riafirmojë gatishmërinë e vendeve anëtare për mbrojtjen e rajoneve veriore

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *