I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet nga ora 08:30 në ndërtesën e Qeverisë.
“Pas takimit do të ketë deklarim për media”, thuhet në njoftim.

