Mër. Mar 11th, 2026

Starmer i prerë: Nuk dërgojmë trupa për luftën në Iran

Kryeministri britanik, Keir Starmer, po pyetet nga kabineti, lidhur me luftën në Iran.

Starmer u pyet rreth ndikimit të kësaj lufte në popullin britanik dhe nëse trupat britanikë do të përfshihen në misionin ndërkombëtar që ka për cak grupin suprem iranian.

Starmer sërish qëndroi pas vendimit të kumtuar ditë më parë, ku tha se nuk do t’i bashkohet luftës.

“Forcat tona të armatosura po punojnë ditë e natë për të mbrojtur jetën britanike dhe interesat britanike në Lindjen e Mesme” – deklaroi Starmer.

Kryeministri britanik po ashtu u deklarua edhe rreth taksës së karburantit.

Sipas tij, taksa do të mbetet e ngrirë deri në shtator dhe se qeveria do ta mbajë situatën nën shqyrtim, varësisht se si zhvillohen ngjarjet në Iran

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *