Sht. Mar 7th, 2026

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se e rrahu një nxënës dhe e bëri për spital

Një arsimtar i një shkolle fillore është arrestuar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 10:30, ku i dyshuari, arsimtar në një shkollë fillore, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për shërim në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje policore, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim trupor”.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *