Sht. Mar 7th, 2026

Çështja e presidentit, Kushtetuesja thotë se vendimi do të merret pas shqyrtimit të plotë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e parashtruar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Kjo kërkesë vjen pasi që një ditë më parë kryetarja e Kuvendit iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim lidhur me ligjshmërinë e nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit.

Nga Gjykata Kushtetuese në një përgjigje kanë bërë të ditur se kërkesa është pranuar zyrtarisht dhe se vendimi do të merret vetëm pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të paraqitura në kërkesë.

“Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe vendosjen e masës së përkohshme, është parashtruar në mënyrë elektronike, më 5 mars 2026. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës të enjten ndërpreu seancën për zgjedhjen e presidentit të ri për shkak të mungesë së kuorumit.

Haxhiu iu drejtua Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit – kjo është shkresa e plotë

Në seancë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, shumë më pak se numri i nevojshëm për të arritur kuorumin.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *