Sht. Mar 7th, 2026

Isa Mustafa: Dekreti i Osmanit krejtësisht i qëlluar

Presidentja Vjosa Osmani mëngjesin e ditës së sotme ka nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Ky vendim i Osmanit erdhi pas dështimit të Kuvendit për të zgjehdur Presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe dekretin e nxjerrë nga Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, ish-kryeminsitri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa tha se ky ‘është ndër vendimet e saj të rralla që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar’.

“Është ndër vendimet e saj të rralla, që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar. Duhet të ndërpritet tallja me institucionet më të larta të Republikës së Kosovës” deklaroi Mustafa

E enjtja e 5 marsit ishte afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet t’i niste procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.

Osmani në konferencën e mbajtur sot për media njoftoi se sot do t’i ftojë përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve.“Do të ftohen sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht dhe është pasojë e nevojshme që menjëherë pas shpërndarjes së kuvendit që të shpallen edhe zgjedhjet e reja, or paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike dhe menjëherë pas kësaj të caktohet data”, tha Osmani

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *