Ekspertët rekomandojnë një listë të ushqimeve që do ju ndihmojnë të mbani në kontroll temperaturat e larta dhe trupi juaj të qëndrojë i hidratuar dhe plot me elementë ushqyes.
Kos frutash: Është kombinimi ideal i mëngjesit, në një mot të të nxehtë. Frutat, të cilat kanë përmbajtje të lartë uji, të ndihmojë që të mbash trupin të hidratuar. Sa më të hidratuar ta kesh trupin gjatë ditës, aq më të freskët e ndien veten. Nga ana tjetër, edhe kosi është i pasur me një bakter Lactobacillus acidophilus, i cili mbron trupin nga helmimet, gjë që ndodh rëndom në rastet e temperaturave të larta, atëherë kur ushqimi është vështirë të ruhet gjithmonë i freskët.
Perimet: Është shumë e rëndësishme që nivelet e ujit në trup t’i mbash të ekuilibruara jo vetëm me fruta dhe lëngje, por edhe me perime. Zgjidh sidomos ato produkte që përmbajnë shumë ujë”,- thotë Catherine Collins, dietologe pranë spitalit “St George Tooting”. Perimet janë zgjedhja e duhur gjatë verës, sepse përmbajnë shumë lëngje dhe vlera ushqyese.
Patatet e pjekura ose pastat: Ushqimet e pasura me karbohidrate të ndihmojnë për të luftuar lodhjen që të shkakton vapa. Dr. Wendy Doyle, nga shoqata e dietologëve në Britani, rekomandon të hahen vakte të vogla me ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë ditës, si p.sh. pite për të ruajtur nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nivelin e energjisë. Ushqime të tjera të pasura me karbohidrate janë fasulet e pjekura, orizi, frutat, kosi dhe qumështi.

