Enj. Jan 29th, 2026

Arrestohet shtetasi i Serbisë në aeroportin e Prishtinës, dyshohet se kishte prezantuar dokumente të falsifikuara

Një person (shtetas i Serbisë) dyshohet se është arrestuar pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në aeroportin Adem Jashari.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *