Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë realizuar në tërësi pagesat në vlerë prej 100 euro për studentët përfitues. Sipas ministrisë, pagesat janë ekzekutuar në disa grupe dhe kanë përfshirë të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara.
Po ashtu, MFPT-ja ka bërë të ditur se janë realizuar edhe pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe që plotësojnë kriteret për përfitim nga kjo bursë,.
Ndërkohë, studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret dhe për pasojë nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes adresës elektronike të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.
Për çdo ankesë apo paqartësi, Ministria ka vënë në dispozicion adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë:
Studentët që kanë ankesa lidhur me shtesën prej 100 euro mund të kontaktojnë në emailin: info.masa3.6@rks-gov.net
Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit mund të kontaktojnë në: Mobiliteti.mfpt@rks-gov.net
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

