Moti ne Kosove
Diten e hene parashihet mot i vranet dhe me te reshura te shiut ndersa ne viset malore edhe me te reshura bore.
Temperatura me e ulet -2 grade celcius, ndersa me e larta e dites 9 grade celcius. Era pritet te fryej nga jugperendimi me shpejtesi deri ne 4m/s.
Moti në Shqiperi sipas SHMU
Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut dhe dëborës.Temperatura me e ulet 2 ndersa me e larta 14 grade celcius.
💨 Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

