Die. Jan 25th, 2026

Osmani: Paqja arrihet me veprim, jo me rezoluta – Kosova në krah të SHBA-së për ndërtimin e paqes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shpjeguar arsyet pse Kosova i është bashkuar Bordit për Paqe, duke theksuar se paqja nuk arrihet vetëm me fjalë, por me veprim konkret.

Në një intervistë për BBC, Osmani rikujtoi se 26 vjet më parë Kosova ishte e shkatërruar nga lufta dhe gjenocidi, ndërsa shpëtimi erdhi vetëm pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara të mbështetura nga aleatët perëndimorë.

“Dëgjonim rezoluta dhe deklarata, por nuk kishte veprim. Vetëm kur SHBA-ja udhëhoqi botën për të vepruar, u shpëtuan jetët tona”, ka thënë Osmani.

Presidentja në këtë intervistë ka thënë se për Kosovën, rreshtimi me SHBA-në ka qenë historikisht vendimi i duhur dhe se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare forcon sovranitetin dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.

Duke iu referuar kritikave se në këtë Bord mund të jetë edhe Rusia, Osmani u shpreh se ndryshe nga OKB-ja, në këtë organizatë Moska nuk ka të drejtë vetoje dhe nuk mund të bllokojë vendimmarrjen.

“Është më mirë të jesh pjesë e një organizate ku Rusia nuk mund ta bllokojë paqen, sesa në një institucion ku ajo e ka bërë këtë për dekada”, ka thënë Osmani

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *