Die. Jan 25th, 2026

Instituti Hidrometeorologjik i reagon komunës së Prishtinës për paralajmërimin për erëra të forta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar pas njoftimit të djeshëm të Komunës së Prishtinës për erëra të forta.

Në reagim thuhet se ky njoftim i publikuar nga Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emërgjenca nuk është mbështetur në parashikimin e motit nga IHMK.

“Parashikimin e IHMK për datat 24 dhe 25 Janar 2026 e gjeni të publikuar në fb të IHMK dhe nuk është dhënë ky njoftim për rreziqe nga erërat”, thuhet në reagim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *